Armando Broja vuan si të ishte Maguire apo Onana, tifozët sot shkatërrojnë karriera

Futboll

Armando Broja vuan si të ishte Maguire apo Onana, tifozët sot shkatërrojnë karriera

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:16
Maguire, Broja e Onana

Tifozët sot kanë në dorë të shkatërrojnë karrierën e një lojtari. Ndryshe nga më parë, tanimë është më shumë i dukshëm ndikimi i tifozëve karshi ecurisë së një futbollisti. Vite më parë ishte Bendter që e provoi, pa harruar Maguire, tanimë Onana, por edhe pak sezone më herët Granit Xhaka te Arsenali.

Shpeshherë tifozët e ekipeve në Angli zgjedhin një lojtar nga skuadra e tyre për ta “mas.akruar” me komente negative. Te Chelsea e kanë bërë zgjedhjen e tyre për këtë sezon, Armando Broja.

Madje situata shkoi deri aty aq sa shumë tifozë të Chelsea po shpërndanin pamjet e një aksioni kundër Fulham me mbishkrimin: “Armando Broja, sa skandaloz që je”. 

Rasti i referohej një mundësie të shpërdoruara të Madueke pas pasimit të bukur të Palmerit, ndërkohë që Broja në atë moment ishte ulur në stol nga Pochetino.

Kjo tregon saktësisht “fiksimin” e tifozëve të Chelsea për të kritikuar gjithçka, shpeshherë edhe më kot e pa arsye

. Nëse do t’i bazohemi statistikave, në tre ndeshjet e fundit ku Armando Broja ka luajtur nga minuta e parë pas largimit të Jackson në Kupën e Afrikës, Chelsea ka fituar të tre takimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat