Milner parakalon legjendën e Manchester United

Futboll

Milner parakalon legjendën e Manchester United

Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:52
Milner

James Milner, mesfushori i Brighton tashmë është pjesë e historisë së Premier League, kjo pasi 38-vjeçari me aktivizimin në kampionat përballë Wolves në fundjavë ka parakaluar një legjendë si Ryan Giggs, sa u përket paraqitjeve në kampionatin anglez.

Ish-mesfushori i Liverpool dhe Manchester City-t tashmë numëron 633 ndeshje në Premier League, duke lënë pas me 632 ndeshje ish-mesfushorin e Manchester United, Giggs që luajti në “ishull” në periudhën 1992-2014.

Sa i përket rekordit, Milner tashmë është 20 ndeshje larg Gareth Barry, ish-lojtarit të Aston Villa-s dhe Manchester City-t, por 38-vjeçari anglez ka kontratë me Brighton deri në verë dhe për të barazuar këtë rekord ky sezon nuk mjafton sepse deri më tani në Premier League janë zhvilluar 21 javë.

Tani edhe pse në fundin e karrierës, Milner mund të ketë një arsye më shumë për të vijuar karrierën e tij në Premier League, pasi është shumë pranë një rekordi sa të veçantë, por edhe historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat