Shkëndija ndeshet me Skopjen të enjten në Tetovë

Futboll

Shkëndija ndeshet me Skopjen të enjten në Tetovë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 16:04
Shkëndija

Shkëndija ndeshet me Skopjen të enjten në Tetovë në takimin kontrollues të parin për kuqezinjtë në vitin 2024.

"Në fakt kjo duhej të ishte ndeshja e dytë kontrolluese për tanët, mirëpo të rreshurat e borës anuluan duelin e paraparë të shtunën e shkuar me Arsimin e Çegranit. 

Duke mos rrezikuar sërish me kushtet atmosferike apo terrenet e buta, dueli Shkëndija-Skopje do të luhet në fushën me bar sintetik pranë Qendrës Sportive në Tetovë, aty ky kuqezinjtë janë duke zhvilluar seancat stërvitore tre ditët e fundit. 

Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Skopje është planifikuar të luhet të enjten me fillim në orën 12:00", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat