Napoli mbyll revolucionin e dimrit

Futboll

Napoli mbyll revolucionin e dimrit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 21:54
Nehuen Perez

Napoli po has vështirësi në këtë sezon të Serie A, me të kaltrit që janë shumë larg kreut në kampionat, jashtë Kupës së Italisë ndërsa së fundmi, dështuan edhe në finalen e Superkupës përballë Interit.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka nisur tashmë një revolucion për të marrë në dorë frenat e skuadrës dhe për ta rikthyer në shinat e duhura në pjesën e dytë të sezonit.

Janë plot katër transferime të të kaltërve në këtë periudhë të janarit (Mazzocchi, Traore, Ngonge e Dendoncker) dhe i fundit që pritet të bashkohet me skuadrën e Mazzarrit është Nehuen Perez.

23-vjeçari do të transferohet në Napoli nga skuadra e Udineses ndërsa pritet t’i kushtojë të kaltërve plot 18 milionë euro. Ish-lojtari i Atletico Madrid, do të firmosë një kontratë për katër vite e gjysmë me Napolin dhe do të jetë një përforcim për mbrojtjen, si një nga hallkat e dobta të skuadrës në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat