Telashe për Italinë para Europianit

Futboll

Telashe për Italinë para Europianit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:49
Italia

Sulmuesi i Italisë, Domeniko Berardi ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë stërvitjes së djeshme.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të një dëmtimi të meniskut.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Sasuolos përmes një postimi në faqen zyrtare:

“Futbollisti Domeniko Berardi, gjatë stërvitjes së djeshme, ka pësuar një traumë  në gjurin e majtë.

Testet, të kryera në mëngjes, nxorën në pah një dëmtim të meniskut medial. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat