Vina tek Flamengo

Futboll

Vina tek Flamengo

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:43
Vina

Tani është zyrtare, Roma ka njoftuar se ka shitur në terma përfundimtar Matias Vinan tek Flamengo.

Futbollisti në verë ishte dhënë me huazim tek Sasuolo, por gjatë javëve të kaluara ishte rikthyer në kryeqytet për t’u shitur përfundimisht tek klubi brazilian.

Në arkën e klubit verdhekuq për shitjen e këtij lojtari do të derdhen 8.1 milion euro plus dhe një bonus.

Kjo shifër e fundit, sikurse bën të ditur Flamengo është e ndarë kështu: 500 mijë euro në rast se klubi brazilian do të fitojë titullin kampion në shtetin amerikano-jugor dhe 500 mijë euro në rast të suksesit të klubi kuqezi në Kupën Libertadores.

Futbollisti uruguajan ka mbërritur tashmë në skuadrën e tij të re në Orlando, në Florida, atje ku gjendet për një periudhë përgatitore për impenjimet e ardhshme. Vina ka ardhur më 2021-in tek Roma me të cilën ka luajtur 29 ndeshje e ka shënuar 8 gola.

Në këtë periudhë gati trevjeçare, Vina është huazuar fillimisht tek Burnemuthi ku luajti 12 ndeshje e shënoi dy gola, si dhe tek Sasuolo me të cilën zhvilloi 15 ndeshje.

Në kombëtaren e Uruguajit numëron 35 ndeshje dhe asnjë gol.

Ky është largimi i tretë për Romën në këtë merkato dimri, kurse më parë ka larguar Huijsen tek Juventus dhe Solbaken tek japonezët e Urava Red Diamonds. Tashmë pret të marrë Angelinon, por dhe për të do të duhet të largojë dhe tre futbollistë të tjerë, që janë Renato Sançez, Çelik dhe Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat