Presidenti i Napolit tregon se Osimhen do të largohet

Futboll

Presidenti i Napolit tregon se Osimhen do të largohet

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:40
Victor Osimhen

Victor Osimhen do të largohet nga Napoli këtë verë, ka thënë të premten presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis. 

Sulmuesi i Nigerisë i ishte bashkuar Napolit nga Lille në vitin 2020.

Ai ishte golashënuesi më i mirë në Serie A gjatë edicionit të kaluar me njëzet e gjashtë gola, duke e ndihmuar Napolin ta fitojë titullin. 

Sipas De Laurentiis, sulmuesi tashmë ka vendosur për lëvizjen e tij të ardhshme.

“Ne e dimë se ai ose do të shkojë në Real Madrid, Paris Saint-Germain ose një klub anglez”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat