Largohet edhe drejtori sportiv i Liverpoolit

Futboll

Largohet edhe drejtori sportiv i Liverpoolit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:55
Jorg Schmadtke

Pas Jurgen Kloppit, tani edhe drejtor sportiv i Liverpoolit, Jorg Schmadtke, ka njoftuar largimin e tij nga “Anfield”.

Lajmin e largimit të drejtorit sportiv e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në platformën “X”.

“Liverpooli mund të konfirmojë se mandati i Jorg Schmadtke si drejtor sportiv do të përfundojë pas kulmit të afatit kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

I punësuar me një kontratë afatshkurtër në qershor 2023, Schmadtke mori drejtimin pas largimit të Julian Wardit, i cili kishte zëvendësuar Michael Edwardsin një vit më parë.

Schmadtke ishte një figurë vendimtare në planet e ristrukturimit të mesfushës së Liverpoolit që pa një fluks të disa lojtarëve si Dominik Szoboszlait, Wataru Endos, Ryan Gravenberchut dhe Alexis Mac Allisterit.

Reds kanë bërë një tranzicion pa probleme me këto nënshkrime të reja, pasi zëvendësuan veteranët Fabinhon, James Milnerin dhe Jordan Hendersonin, së bashku me yjet e tjerë Naby Keitan dhe Alex Oxlade-Chamberlainin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat