Pas 17 vitesh kthehet si rival i Bashkimit, Faruk Statovci: Po vij me shumë gëzim

Futboll

Pas 17 vitesh kthehet si rival i Bashkimit, Faruk Statovci: Po vij me shumë gëzim

Më: 27 janar 2024 Në ora: 00:04
Faruk Statovci

Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova, anëtar i Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se sot (e shtunë, 27 janar) do të zhvillojë një miqësore me FC Phoenix nga Banja e Pejës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Bashkimit me fillim prej orës 13:00.

Trajner i skuadrës mysafire është Faruk Statovci, ish futbollist i Bashkimit dhe Milanos. Statovci po rikthehet në Kumanovë për herë të parë pas vitit 2006.

I pyetur nga Open-TV se si po ndihet që pas një kohe të gjatë do të rikthehet në Kumanovë, ai tha se mezi po pret të vij në qytetin ku ka kaluar rreth katër vite, poashtu që do të takojë miqë dhe shokë të shumtë.

“Valla me shumë gëzim dhe shumë dëshirë. Do të jetë një ndjenjë e mirë shumë, pasi po ktheheme me një qytet shumë të respektueshëm, me njerëz shumë të mirë. Me një qytet që më ka dhënë mundësinë që të luaj me një kampionat jashtë Kosovës. I falënderojë gjithë jetën. Për herë të fundit që kam qenë në Kumanovë ishte viti 2006”, deklaron për Open-TV Statovci dhe më pas vijoi:

“Sa për ndeshjn ajo do të jetë miqësore. Do të mundohemi të japim shembull të mirë.

Mendoj që rezultati është në rend të dytë. Thjeshtë pres një ndeshje vëllazërore”, shtoi ai.

Faruk Statovci tetë muaj ka luajtur për Bashkimin dhe tre vite për Milanon.

Sezoni pranveror në Ligën e Parë të Kosovës fillon më 17/18 shkurt, ku Phoenix-i në fushë të vet e pret Trepçën ngaMitrovica. Ndërsa, Bashkimi më 17 shkurt luan si mysafir i Ohridit në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat