Çudi, kampionatet e Shqipërisë dhe Kosovës, më të fortë se MLS e Messit

Futboll

Çudi, kampionatet e Shqipërisë dhe Kosovës, më të fortë se MLS e Messit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:19
Messi

Çdo vit dhe pa ndërprerje që nga viti 1991, IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit) harton një listë me 100 ligat më të mira në botë. Serie A ka rifituar vendin e parë, pasi e humbi atë më 2021, ndërsa La Liga mbetet në vendin e tretë. Ndërkohë, “Brasileirao” ka rënë nga podiumi.

Për të përcaktuar rezultatin për çdo kompeticion, ky subjekt merr në konsideratë rezultatet e skuadrave më të mira në turnetë përkatëse vendas, si dhe në kampionatet kontinentale. Surpriza e madhe këtë vit? “Major League Soccer” (MLS) ka rënë në vitin që ylli argjentinas, Lionel Messi, zbarkoi atje.

Një vit më parë, kur kjo renditje u bë publike, me numrat që i referoheshin vitit 2022, MLS ishte në vendin e 43-të (338 pikë). Tani, ajo është e 63-ta (319.5 pikë).

Austin dhe Orlando City humbën nga Tigres UANL (Meksikë) dhe Violette (Haiti) në raundin e parë të Ligës së Kampionëve CONCACAF, ndërsa Los Angeles FC dështoi në finale kundër Club León. Në edicionin e mëparshëm, Seattle Sounders kishte dalë kampion.

Nëse e kufizojmë klasifikimin vetëm në ligat e Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), MLS është e treta. Vendi i parë shkon për Liga MX (470 pikë) dhe “medalja e argjendtë” për Kategorinë e Parë të Kosta Rikës, e cila ka 376.5 pikë.

Eksodi i pandalshëm i lojtarëve që kanë zbritur në Ligën Pro Saudite ka lejuar që ky kampionat ta ngrejë nivelin e tij dhe të arrijë në vendin e 33-të me 479.5 pikë. Një vit më parë, sauditët ishin në vendin e 40-të.

Në këtë mënyrë, sauditët vazhdojnë ta ulin distancën me Republikën e Koresë, e cila është e 31-ta (-13 vende, krahasuar me vitin 2022) me 484.5 pikë.

Al Hilal ishte një gol larg marrjes në shtëpi të Ligës së Kampionëve AFC, megjithëse arriti të ngrinte Kupën e Mbretit, ndërsa Al Nassr i CR7 arriti rezultatin e dytë më të mirë të ligës në historinë e vet (67) dhe u shpall kampion i Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe.

Rasti i Ishujve Faroe ka një shpjegim aq të thjeshtë, sa puna e madhe e Klaksvik në Ligën e Konferencës. Për herë të parë në histori, një skuadër e këtij vendi arriti të kualifikohej në garat evropiane dhe përveç kësaj, fitoi një ndeshje kundër Olimpija Ljubljana (3-0).

Qiproja, kombëtarja e së cilës është në vendin e 125-të në renditjen e FIFA-s, e ka renditur kampionatin e vet në vendin e 32-të me 482 pikë. Një shembull tjetër befasues është ai i Kosovës, kombëtarja e së cilës renditet në vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa “ALBI MALL Superliga” e saj është e 43-ta globalisht, sipas IFFHS.

Përveç kësaj, Bullgaria, Peruja, Azerbajxhani, Shqipëria, Armenia, Estonia dhe Bolivia janë disa nga vendet, ligat lokale të të cilave kanë marrë gjithashtu një rezultat më të lartë se MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat