Edhe Simeone komenton lamtumirën e Klopp

Futboll

Edhe Simeone komenton lamtumirën e Klopp

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:44
Simeone e Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp njoftoi në mënyrë të papritur se ky sezon do të jetë i fundit nën drejtimin e të kuqve.

Gjermani theksoi se po i shterojnë eneergjitë dhe se do t’i duhet të qëndrojë për të pakëtn një vit pushim nga profesioni i trajnerit.

Lamtumirën e Klopp nga The Reds, e komentoi së fundmi edhe Diego Simeone.

Argjentinasi i Atletico Madrid u shpreh se e kupton më së miri kolegun e tij, ndërsa theksoi se fitoret sado kënaqësi, sjellin me vete edhe stres e shumë lodhje.

“Është shumë e vështirë të shpjegosh ndjesitë e të tjerëve. Klopp është një trajner i madh dhe këtë sezon e ka “ringjallur” skuadrën. Të fitosh nuk është aspak e lehtë, madje fitoret sjellin me vete shumë stres dhe lodhje”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat