Kriza e Barçës, Xavi njofton: Do të largohem më 30 qershor

Futboll

Kriza e Barçës, Xavi njofton: Do të largohem më 30 qershor

Më: 27 janar 2024 Në ora: 23:18
Xavi

Pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villarrealit, nga Spanja raportojnë vendimin e drejtuesve të Barcelonës për të ardhmen e trajnerit Xavi: "Barcelona nuk do ta shkarkojë Xavin.

Ideja e klubit është të vazhdojë me të, nëse nuk vendos të japë dorëheqjen".

Më pas ka ndërhyrë vetë trajneri i katalanasve për të sqaruar këtë çështje në konferencën për shtyp.

Xavi ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqjen, por se do të largohet nga klubi më 30 qershor, pra në fund të sezonit.

"Do të largohem nga Barcelona në qershor.

Kemi arritur në një pikë pa kthim. Është koha për një ndryshim.

Mendoj se është koha për t'u larguar. Kam folur me menaxhmentin dhe klubin sot. Unë do të largohem më 30 qershor”.

“Ky klub ka nevojë për një ndryshim dinamike.

Largimi nga Barça është vendimi më i mirë i mundshëm për të gjitha palët e përfshira. Unë jam personi kryesor përgjegjës, kështu që lojtarët më në fund do të ndihen të lirë tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat