Ancelotti: Goli që pësuam ndryshoi rrjedhën e lojës

Futboll

Ancelotti: Goli që pësuam ndryshoi rrjedhën e lojës

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:25
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Las Palmas.

“Los Blancos” dje me përmbysje mundën Las Palmas (1-2), në kuadër të La Ligës.

Strategu italian mendon se Reali ka lojtarë të rëndësishëm në skuadër të cilët dinë ta kthejnë lojën në favor të tyre.

“Ne kemi lojtarë të rëndësishme për të kthyer ndeshjet. Në këtë ndeshje në fushë dolën lojtarë që dhanë kontributin e tyre si Tchouameni.

Goli që pranuam ndryshoi rrjedhën e lojës dhe na dha shtytje për të ushtruar më shumë presion pa top dhe për të qenë më efektivë”, tha Ancelotti.

“Nuk ishte një ndeshje spektakolare nga ana jonë, por ne shtrënguam dhëmbët dhe kërkuam zgjidhje për ta fituar ndeshjen”, ka theksuar ai.

Real Madrid kryeson tabelën me 54 pikë, dy më shumë së Girona, e cila ka një ndeshje me pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat