Moise Kean do të forcojë radhët e gjigantit nga La Liga

Futboll

Moise Kean do të forcojë radhët e gjigantit nga La Liga

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:59
Moise Kean në veprim

Atletiko Madridi ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e sulmuesit Moise Kean. 23-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin spanjoll në një marrëveshje të drejtpërdrejtë huazimi deri në fund të sezonit 2023-24 për një tarifë të raportuar prej 500,000 euro.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, nuk do të ketë një opsion për të blerë klauzolën e përfshirë në marrëveshje. Pritet që Kin të udhëtojë për në Madrid brenda dy ditëve të ardhshme, kështu që testet mjekësore mund të bëhen fillimin e javës së ardhshme.

Megjithëse një titullar i rregullt për Juventusin nën drejtimin e Masimiliano Allegrit gjatë vjeshtës, Moise Kean,ka vuajtur nga një dëmtim në këmbë në muajt e fundit dhe nuk është paraqitur për “Bianconerët” që nga fillimi i dhjetorit.

Sipas raporteve të fundit, pjesë e gatishmërisë së Juventusit për të lejuar që Kinin të largohet si huazim është shfaqja dhe paraqitjet e talentit 18-vjeçar Kenan Jilldiz.

Kin ende synon një vend në skuadrën e Italisë të Luçiano Spallettit për “Euro 2024” në Gjermani këtë verë, kështu minutat te Atletiko Madridi, mund ta ndihmojnë që të arrijë këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat