Tuchel i hedh "benzinë zjarrit"

Futboll

Tuchel i hedh "benzinë zjarrit"

Më: 28 janar 2024 Në ora: 17:30
Tuchel

Trajneri i Bajernit, Tomas Tuhel, shumë i kritikuar për lojën, deklaron se e tërheq puna jashtë Gjermanisë dhe do t’i pëlqente të punonte në kampionatin spanjoll, të cilin e konsideron si të jashtëzakonshëm.

Trajneri i Bajernit, Tomas Tuchel, i ka hedhur benzinë zjarrit të spekulimeve sot me një dekalratë se do t’i pëlqente të punonte sërish jashtë Gjermanisë e më konkretisht në Spanjë.

Lojtarë të skuadrës bavareze dhe stafi teknik sot kanë kryer disa vizita në klube tifozësh dhe Tuchel ishte vizitor në Red Stars Heidenheim, ku edhe u pyet nëse do t’i pëlqente të drejtonte përsëri një skuadër të huaj.

Ai ka qenë nën presion të vazhdueshëm që nga momenti kur ka marrë drejtimin e Bajernit, i kritikuar se nuk i ka dhënë përmirësim lojës.

Pak kohë më parë, Tuchel deklroi gjatë një interviste se në Angli është ndjerë më i vlerësuar se në vendet e tjera ku ka punuar. Ai drejtoi Chelsean pas shkarkimit nga PSG, duke fituar Champions League me skuadrën londineze.

I pyetur sot në klubin e tifozëve, Tuchel tha se puna jashtë Gjermanisë i duket tërheqëse dhe Spanja ka një kampionat të jashtëzakoshëm.

Në kushtet kur Barcelona do të jetë pa trajner në korrik, pas njoftimit të largimit nga Xavi Hernandes, një dekalratë e tillë nga Tuchel me siguri do të fusë edhe emrin e tij në vallen për stolin katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat