Arteta mohon largimin nga Arsenal gjatë verës

Futboll

Arteta mohon largimin nga Arsenal gjatë verës

Më: 29 janar 2024 Në ora: 16:57
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka mohuar se mund të largohet nga drejtimi i skuadrës gjatë verës.

Një qëndrim i tillë i spanjollit ka ardhur në kontekst të zërave që e lidhnin atë me drejtimin e Barcelonës. Por Arteta ka thënë se një lajm i tillë është i rremë. 

"Ky është një lajm i rremë dhe unë jam shumë i zemëruar. Nuk do të largohem nga Arsenali këtë verë, nuk mund ta besoj atë që lexova dje. Duhet të jemi më të kujdesshëm kur prekim tema që prekin drejtpërdrejt njerëzit", ka thënë spanjolli.

"Unë jam në vendin e duhur, me njerëzit e duhur dhe kemi ende shumë punë për të bërë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat