Tjetër skandal në Spanjë

Futboll

Tjetër skandal në Spanjë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:51
Pamje

Si kurrë më parë këtë edicion ka gabime të mëdha të gjyqtarëve në La Ligë, por edhe polemika nga klubet e ndryshme dhe tifozët e tyre.

Gabimet janë aty thuajse në secilën ndeshje pro ose kundër dhe me ose pa qëllim disa nga skuadrat po dëmtohen.

Njësoj ndodhi në fundjavë, ku Real Madridi mori fitore të vështirë në udhëtim te Las Palmas 1-2, derisa në pjesën e parë u desh të përjashtohej Rodrygo për një shuplakë që ia dha portierit vendas.

Megjithatë përkundër se e rishikoi rastin në VAR, gjyqtari e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë sulmuesin brazilian.

Por tani është zbuluar një video e re në Spanjë ku gjyqtari Todo Grado dëgjohet duke i thënë kapitenit të Real Madridit, Nacho, se Rodrygo e meritonte kartonin e kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat