11 ndeshje pa fitore

Futboll

11 ndeshje pa fitore

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:22
Kukësi

Kukësi po kalon sezonin më të vështirë që nga ngjitja në Superiore dhe këtë edicion rrezikon rënien nga kategoria pas më shumë se një dekade në elitë.

Verilindorët ndodhen në vendin e parafundit me 19 pikë, një më tepër se Teuta që mbyll renditjen.

Gjithsesi, mungesa e rezultateve është kthyer në një shqetësim serioz, me Kukësin që nuk fiton në kampionat që prej 27 tetorit, ose e thënë më thjeshtë prej 11 ndeshjesh radhazi.

Humbja në Durrës në limite me Dinamo City-n pritet t’i kushtojë stafit teknik, me në krye trajnerit Stavri Nica, e ardhmja e të cilit tashmë është në dyshim.

Tekniku 69-vjeçar pasoi Rraman Hallaçin në fillimin e sezonit, por pavarësisht punës së bërë nuk po arrin dot ta fusë ekipin në shinat e duhura.

Në të tilla rrethana, drejtuesit po shohin opsionet për të bërë një lëvizje, me Kukësin që nëse nuk ndryshon fytyrë me shumë mundësi edicionin e ardhshëm do të përfundojë në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat