Ventura rendit faktet pse nuk e beson

Futboll

Ventura rendit faktet pse nuk e beson

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:10
Ventura

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Gian Piero Ventura foli për “Radio Kiss Kiss Napoli” mbi zërat se Antonio Conte do të ishte një kandidat i fortë për pankinën e bluve në sezonin e ardhshëm: “Ana pozitive e ndeshjes kundër Lazios ishte fakti që nuk pësuan gol.

Ndeshja nuk ishte emocionuese për Napolin, por duket qartë se faza e mbrojtjes është rregulluar.

Kjo ishte parë edhe ndaj Interit. Tani, megjithatë, është e qartë se duhet të konsolidohet edhe faza e sulmit.

Pikëpyetja e madhe është se çfarë të ardhmeje do të ketë Napoli.

Conte do të ishte profili perfekt për Napolin, por nëse ai do të vinte, do të pyesja veten se çfarë përforcimesh ishin ato të marra në janar… Antonio është një trajner që shpenzon shumë. Blerjet e bëra në janar nuk duken të përshtatshme për Antonio Conte.

Duke pasur parasysh këtë gjë, nuk jam i bindur që Conte do të shkojë te Napoli. Mazzocchi?

Është një lojtar që ende nuk ka dhënë shumë te Napoli, por jam i sigurt se Conte do ta shfrytëzonte maksimalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat