Lëndimi i rëndë i Coman, Bayerni futet në garë për transferimin e sulmuesit holandez

Futboll

Lëndimi i rëndë i Coman, Bayerni futet në garë për transferimin e sulmuesit holandez

Më: 31 janar 2024 Në ora: 09:53
Kingsley Coman

Bayern Munich ka marrë një goditje të madhe në fundjavë në sfidën ndaj Augsburgut.

Bavarezët fituan me rezultat 2-3, megjithatë nga kjo ndeshje kanë humbur një nga yjet e tyre më të mëdha, francezin Kingsley Coman.

Sulmuesi anësorë pësoi një lëndim në gjurin e tij dhe pritet t’i mungojë bavarezëve për disa muaj.

Kjo ka bërë që Bayerni të përshpejtojë për afrimin e një sulmuesi anësorë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sipas ‘Sky Sport’, klubi bavarez po mendonte të afronte që në janar Bryan Zaragozas, sulmuesi spanjoll i Granadas, të cilin Bayern e ka blerë për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit gjerman kontaktuan me drejtuesit e Granadës, por përgjigja ishte shumë e ftohtë: klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet tani, sepse nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.

Tani bavarezët kanë kontaktuar Ajaxin për transferimin e sulmuesit holandez Steven Bergwijn.

Anësori holandez është në top formë ku në 22 ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Bayerni po përshpejton që të mbyllë një marrëveshje me Ajaxin për anësorin holandez, me lojtarin që ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar gjigantit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat