Politano qëndron te Napoli

Futboll

Politano qëndron te Napoli

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:44
Matteo Politano

Matteo Politano ka rinovuar kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2027.

Anësori, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, pas një negociate të gjatë dhe refuzimit që i bëri Arabisë Saudite, ka vendosur që të vazhdojë karrierën me klubin kampion të Italisë edhe për 3 vite të tjera.

“Napoli njofton se ka rinovuar kontratën me futbollistin Matteo Politano deri më 30 qershor 2027”, thuhet në deklaratën e shkurtër të klubit napolitan. “Matteo qëndron me ne deri në vitin 2027!”, shkruan presidenti Aurelio De Laurentiis në kanalet e tij sociale.

Në sezonin aktual, sulmuesi i lindur në vitin 1993 ka qenë një nga protagonistët e skuadrës së Rudi Garcia-s fillimisht dhe më pas Walter Mazzarrit: në total ka luajtur 29 ndeshje deri më tani me fanellën e Napolit në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat