Doka tek klubi hungarez, ja sa përfitoi Tirana

Futboll

Doka tek klubi hungarez, ja sa përfitoi Tirana

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:48
Albi Doka

Ekipi i futbollit të FC Ujpesht konfirmoi mbrojtësin e Kombëtares, Albi Doka.

Klubi vjollcë-bardhe sipas faqes së tij të martën, bleu futbollistin 26-vjeçar nga KF Tirana.

Operacioni ka qenë mbi 100 mijë euro. Doka nuk e ka aventurë të parë në Hungari, pasi më parë ka luajtur edhe për Budapest Honved, nga i cili u largua pas rënies së skuadrës nga kategoria vitin e kaluar.

Doka, i cili zgjodhi fanellën me numër 2, fitoi një herë kampionatin shqiptar dhe Kupën e Shqipërisë si dhe u paraqit shtatë herë në kombëtaren e shqipërisë.

Me 21 pikë pas 17 javëve, Ujpeshti është në vendin e nëntë në kampionat dhe e pret fazën tjetër dhe të premten do të jetë mysafir i MTK Budapestit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat