Nuk është as Partizani, Tirana apo Dinamo, një tjetër skuadër shqiptare blen 100 mijë euro lojtarin

Futboll

Nuk është as Partizani, Tirana apo Dinamo, një tjetër skuadër shqiptare blen 100 mijë euro lojtarin

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:31
Ahmed Mustafa Ba

Ahmed Mustafa Ba do të vazhdojë karrierën në Shqipëri, teksa ka mbyllur aventurën e tij me Trepcën.

Sulmuesi i shumë kërkuar nga ekipet e kryeqytetit ka bërë zgjedhjen e tij dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet te skuadra e re.

Nuk është as Partizani, Tirana, Dinamo apo Egnatia, një tjetër ekip shqiptar ia ka dalë të paguajë 100 mijë euro për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Besën e Kavajës që luan në Kategorinë e Parë.

Presidenti Nexhat Bizhdili nuk është kursyer dhe ka paguar 100 mijë euro për shërbimet e tij, teksa skuadra kosovare ka mbajtur edhe 40% të kartonit të lojtarit në rast rishitje të senegalezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat