Akuza e rëndë e gazetarit: Vetë Luis Enrique po e shtyn Mbappem drejt largimit nga PSG

Futboll

Akuza e rëndë e gazetarit: Vetë Luis Enrique po e shtyn Mbappem drejt largimit nga PSG

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:47
Enrique

Kylian Mbappe e përfundon kontratën e tij me PSG qershorin e ardhshëm dhe për momentin e ardhmja e tij mbetet pezull. Me përjashtim të ndonjë surprize të minutës së fundit, ai nuk do të rinovojë, me Real Madridin në vëzhgim. Po ashtu është folur për interes nga Liverpool-i, ndaj ka nga ata që e shohin më shumë jashtë se brenda “Parc des Princes”.

Në fakt, disa madje sugjerojnë se vendimet e Luis Enrique mund ta ndihmojnë atë të zgjedhë përfundimisht largimin. Dëshmi për këtë është ajo që u tha së fundi nga Daniel Riolo, një gazetar i njohur i “RMC Sport”, i cili vuri në dukje asturianin, duke kritikuar vendimet e tij teknike dhe se si ato mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Mbappe:

“Ai është trajneri, i lirë të bëjë zgjedhjet e ekipit, por ndonjëherë vendimet që merr janë të gabuara. Ajo që bën me Mbappe do të shkaktojë largimin e tij. Ndryshe nga besimi popullor, Mbappe nuk i pëlqen ai pozicion”.

Riolo ka si referencë faktin se Mbappé po luan këtë sezon më shumë si qendërsulmues sesa në të majtë të repartit ofensiv të PSG-së. 

“Meqë është në muajt e fundit te PSG, ai nuk do të ankohet. Kylian e di se do të largohet, kështu që e gëlltit mospjatimin, por nuk i pëlqen pozicioni ku e vendos Luis Enrique”, – shtoi Riolo, duke përsëritur se Mbappé nuk ndihet rehat me ndryshimin në rol që ka pësuar që kur trajneri spanjoll mbërriti në pankinën e parizienëve, verën e kaluar.

Më tej, Riolo shkoi një hap më tej dhe goditi trajnerin asturian: “Luis Enrique nuk dëshiron kurrë të shpjegojë asgjë. Qëndrimi i tij më duket përçmues dhe egoist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat