Ndodh në Itali, lojtari vjedh makinën e shokut të skuadrës dhe ndiqet nga policia

Futboll

Ndodh në Itali, lojtari vjedh makinën e shokut të skuadrës dhe ndiqet nga policia

Më: 31 janar 2024 Në ora: 15:38
Pamje

E pabesueshme ajo që ndodhi në klubin e SudTirol mëngjesin e së mërkurës.

Siç raportohet nga “TGR Rai Alto Adige”, klubi tirol i jugut shkarkoi sot mesfushorin e ri Amney Moutassime, i lindur në vitin 2004 dhe që luan për të rinjtë e klubit bardhekuq.

Ky vendim erdhi pasi lojtari, në bashkëpunim me dy miqtë e tij, vodhi makinën e njërit prej shokëve të tij të skuadrës.

Por nuk mbeti me kaq.

Pasi u zbulua nga policia, futbollisti u bë protagonist i një ndjekjeje të çmendur me mbi 100 kilometra në orë në qendër të qytetit dhe sapo u ndalua nga policia, u gjet edhe pa patentë.

Klubi kështu vendosi ta shkarkojë atë për shkelje të kodit të etikës dhe Moutassime do të duhet të përgjigjet para organeve kompetente për vjedhjen e makinës dhe për rezistencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat