Ancelotti mbështet Xavin

Futboll

Ancelotti mbështet Xavin

Më: 31 janar 2024 Në ora: 15:53
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli para sfidës ndaj Getafes, ku ndër të tjera komentoi edhe deklaratën e teknikut të Barcelonës, Xavi Hernandez, për t’u larguar nga drejtimi i katalanasve në fund të sezonit:

“E respektoj pafund figurën e Xavit. Me këtë presion është diçka krejt normale. E kuptoj vendimin e tij. Nuk dua që asnjërit prej nesh t’i bëhet një krahasim”.

Më tej italiani vlerësoi maksimalisht skuadrën e Getafes, teksa nuk lë vend për keqinterpretime dhe kërkon nga ekipi i tij përgatitje maksimale për këtë përballje.

“Do të jetë një ndeshje delikate. Getafe ka një skuadër shumë solide që luan futboll të mirë.

Të tilla sfida vendosin fatet e një sezoni. Mayoral ka shënuar 14 gola, dua ta komplimentoi mikun tim Bordalas, i cili është një trajner fantastik”-mbylli deklaratën e tij Carlo Ancelotti

Real Madrid do të luajë në fushën e Getafes, në derbin e vogël të kryeqytetit. “Los Blancos” janë në pozita komode në kampionat, ku pavarësisht diferencës -1 nga Girona, madrilenët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Vlen për t’u theksuar fakti se avantazhi ndaj Barcelonës dhe Atl. Madrid ka shkuar në 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat