Ish - sulmuesi i Milanit u bashkohet tre lojtarëve kuqezi

Futboll

Ish - sulmuesi i Milanit u bashkohet tre lojtarëve kuqezi

Më: 31 janar 2024 Në ora: 17:00
Niang

Empoli bën një goditje të rëndësishme dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve të janarit.

Klubi toskan mbylli merkaton me blerjen e Mbaye Niang, i ardhur nga Adama Demirspor. Ish-lojtari i Milanit ka nënshkruar deri në qershor 2024, me mundësinë e rinovimit në rast se plotësohen disa kritere.

Lojtari i lindur në vitin 1994 kthehet në Itali pas përvojës në Torino që daton në sezonin 2017-18.

Pas Alberto Cerrit, Davide Nicola ka një forcë më shumë në dispozicion për fazën sulmuese. Niang i bashkohet Empolit të tre kuqezinjve (Berisha, Ismajli dhe Shpendi) për të ndihmuar me përvojën e tij, me synim sigurimin e mbijetesës.

Afrimi i Niang kompleton sulmin e Empolit.

Trajneri Nicola do të ketë mundësi zgjedhjeje sa i përket arsenalin e tij sulmues.

Trajneri e bazoi lojën e tij në rreshtimin 3-5-2, që synonte të shfrytëzonte kundërsulmet në fushë të hapur, një sistem që përshtatet me cilësitë e ish-sulmuesit të Milanit: i shpejtë dhe me një hap të gjatë.

Senegalezi shprehet mirë si një anësor i një “tredhëmbëshi”, por edhe si sulmues i dytë. Një tjetër “shigjetë” në dispozicion të Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat