Telashe

Futboll

Telashe

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:01
Mbaje Niang

Klubi i Empolit ka bërë disa lëvizje sa i përket repartit të avancuar dhe për Stiven Shpendin, perspektiva që të luajë si titullar bëhet gjithnjë e më e vogël në këtë sezon.

Sulmuesi shqiptar kërkon të aktivizohet rregullisht, por duket se deri në mbyllje të këtij edicioni do ta ketë të vështirë një gjë të tillë.

Klubi nënshkroi dje me Mbaje Niang, ish-sulmuesin e Milanit i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Adana Demirspor në futbollin turk.

Sulmuesi i cili ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Senegalit, pritet të rreshtohet menjëherë titullar përkrah Kambiagit në radhët e Empolit pasi trajneri Nikola beson te aftësitë dhe eksperienca e tij.

Duke pasur parasysh se Empoli ka afruar edhe Çerri si dhe ka në radhët e tij Kambiagin gjithashtu, për Shpendin minutazhi pritet të jetë shumë i reduktuar në vijimin e këtij sezoni.

Futbollisti i Shpresave nuk mund të huazohet në klub tjetër gjatë ditëve të fundit të merkatos, pasi më parë do t’i duhej të prishte kontratën me Empolin, gjë që klubi nuk ka ndër mend ta bëjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat