Ceferin: Asnjë finale e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Arabinë Saudite

Futboll

Ceferin: Asnjë finale e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Arabinë Saudite

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:00
Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se asnjë finale e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Arabinë Saudite në periudhën që ai do të jetë në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit.

Arabia Saudite veçse ka nisur të marrë yjet e futbollit për të luajtur atje dhe kjo po konsiderohet si rrezik.

Madje, disa gara veçse kanë nisur të zhvillohen në Arabinë Saudite.

E fundit ishte Superkupa e Spanjës e cila u zhvillua në Riyadh, ku triumfoi Real Madridi, duke e mposhtur Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat