Klopp falenderon talentin dhe i jep besim Nunez

Futboll

Klopp falenderon talentin dhe i jep besim Nunez

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 11:10
urgen Klopp

Liverpool mposhti Chelsean me shifrat 4-1 në Anfield teksa “The Reds”, ruajnë kryesimin në Premier League me pesë pikë më shumë se Manchester City.

Trajneri Jurgen Klopp, pas sfidës me “Blutë e Londrës”, veçoi performancën e të riut, Conor Bradley i cili po shkëlqen në mungesë të Trent Alexander-Arnold.

Djaloshi 20-vjeçar ishte autor i një goli dhe një asisti ndaj Chelseat, me trajnerin Klopp që e cilësoi Bradleyn si të mrekullueshëm.

“Ai është thjesht një djalosh i mrekullueshëm. U tregua një finalizues shumë i mirë në rastin e golit. Por, dua të theksoj se e gjithë paraqitja e tij ishte në nivele shumë të larta. Nuk është e lehtë të luash përballë një kundërshtari si Sterling. E kemi ndjekur me vëmendje Bradleyn që nga përgatitjet parasezonale”, tha Klopp.

Nga ana tjetër, tekniku gjerman vlerësoi edhe Darwin Nunez pavarësisht se sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe vijon të shpërdorojë shumë raste.

“Nunez ishte shumë i zhgënjyer me veten për atë penallti të humbur.

Më pas u ndal nga traversa. Megjithatë, pavarësisht këtyre episodeve, ai ia doli që të asistonte për shokët dhe për ne është shumë i nevojshëm.

Është në një formë të shkëlqyer fizike, në këto ndeshje nuk e ka pasur fatin me vete, por nuk është problem”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat