Ja karakteristikat e kandidatëve të mbetur në garë për sulmin e Milan

Futboll

Ja karakteristikat e kandidatëve të mbetur në garë për sulmin e Milan

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:50
Ambieni i Milanit

Te Milan janë në kërkim të një sulmuesi, që ndoshta mund të mos vijë në orët e mbetura të merkatos por verën e ardhshme. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, 4 janë kandidatët e mbetur në garë për të veshur fanellën kuqezi: Benjamin Sesko, Joshua Zirkzee, Jonathan David dhe Santiago Gimenez.

ZIRKZEE – Aktualisht luan me Bologna në Serie A dhe konsiderohet si kandidati më i përshtatshëm për Rafael Leao. Një lojtar që lëviz shumë në sulm dhe ndihmon mesfushorët të gjejnë hapësirat boshe.

Kostoja e tij mund të shkojë deri në 40 milionë, një sulmues që ka admirues në Premier League dhe veçanërisht Bayern Mynih.

GIMENEZ – 22-vjeçari meksikan aktualisht luan me Feyenoord në Holandë. Skuadra holandeze kërkon 50 milionë për lojtarin. Vjet realizoi 15 gola, këtë sezon ka realizuar deri më tani 19. Një lojtar që mund të rritet ende, por të luash në Seria A është një gjë tjetër. ka luajtur edhe 4 ndeshje në Champions League.

SESKO – Një lojtar që ka fizik dhe teknikë, që luan me Leipzig. Vjet realizoi 16 gola në Salzburg dhe ka debutuar e realizuar 3 gola edhe me kombëtaren sllovene. Këtë sezon, në Bundesliga ka luajtur si titullar vetëm në 6 ndeshje dhe veëm 2 në Champions. Kostoja e tij është të paktën 40 milionë euro dhe gjermanët nuk e ulin stekën, duke qenë gati të presin…

DAVID – Sulmuesi 24-vjeçar amerikan i Lilë duket se është më i përgatitur për të luajtur me Milan, pasi ka luajtur në Botëror dhe në Champions League. Kontrata i skadon verën e vitit 2025 dhe nuk do ta rinovojë atë, ndaj mund të vijë për një shumë më të ulët se të tjerët. Vjet realizoi 24 gola me Lilën, por këtë vit ka vuajtur mjaft. Një sulmues shtatshkurtër ë pëlqen shumë kundërsulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat