U ble nga Besa për 100 mijë euro, Tirana do të përfitojë nga transferimi i Mustafas

Futboll

U ble nga Besa për 100 mijë euro, Tirana do të përfitojë nga transferimi i Mustafas

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:22
Ahmed Mustafa Ba

Ahmed Mustafa Ba është sulmuesi më i ri i Besës së Kavajës.

Skuadra kavajase ia doli të siguronte shërbimet e sulmuesit që shkëlqeu në Kosovë me skuadrën e Trepçës.

Skuadra kosovare mori 100 mijë euro dhe mbajti edhe 405 të kartonit të tij.

Padiskutim një transferim i bujshëm ky për një skuadër të Kategorisë së Parë dhe aq më tepër që senegalezi u kërkua nga ekipet e Superiores, por në fund as Partizani, Egnaia, Dinamo dhe Tirana nuk ia dolën të sigurojnë shërbimet e sulmuesit.

Por pikërisht bardheblutë fshihen pas këtij transferimi 100 mijë eurosh të Besës. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se prej muajsh Refik Halili dhe presidenti i Trepçës, Nexhmedin haxhiu vazhdonin diskutimet mes tyre për transferimin e Mustafa Ba-s.

Madje Tirana ofroi 150 mijë euro për të, por për fatin e keq kryeqytetasin  ishin me merkato të bllokuar dhe në këto kushte nuk do të mund të regjistronin lojtarit.

Nga an tjetër drejtuesit kanë menduar një tjetër ide dhe shpresojnë që të paktën në merkaton e verës të arrijnë te shërbimet e sulmuesit, të cilnin do ta merrnin nga skuadra e Besës, një dakortësi paraprake mes dy klubeve për senegalez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat