Xhelil Asani edhe në pranverë do të luaj në Superligën shqiptare

Futboll

Xhelil Asani edhe në pranverë do të luaj në Superligën shqiptare

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:41
Xhelil Asani

Xhelil Asani edhe në pranverë do të luaj në Superligën shqiptare. Mbrojtësi me origjinë nga Kërçova, ka vendosur që sërish të veshë fanellën e Erzenit, te e cila skuadër luajti sezonin 2022/23.

Pjesën e parë të këtij sezoni, Asani e kaloi te Vllaznia, mirëpo pa arritur të lërë gjurmë.

Kështu palët ndërprenë bashkëpunimin para disa ditëve, me Asanin që kishte zhvilluar vetëm 3 ndeshje në Superligë me fanellën e Vllaznisë.

Ndërkohë shumë më mirë, 28-vjeçari Asani kishte kaluar te skuadra e Erzenit para një sezoni, kur kishte zhvilluar 24 ndeshje, duke regjistruar edhe 1 gol dhe 3 asistime për skuadrën nga Shijaku.

Kujtojmë, Erzeni aktualisht ndodhet në pozitën e 8-të, që përkon me zonën e “play-out”. Objektiv është së paku mbijetesa, ndërsa ndodhen dhe në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, aty ku për kundërshtarë do të kenë Vllazninë e Shkodrës.

Një stimul shtesë për Asanin, që nëse i jepet rasti për të dëshmuar para ish skuadrës së tij, se kanë gabuar që ndërprenë bashkëpunimin para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat