Murturi: Çdo i ri në kryeqytet, e ka vetëm një ëndërr, të vesh fanellën e Prishtinës

Futboll

Murturi: Çdo i ri në kryeqytet, e ka vetëm një ëndërr, të vesh fanellën e Prishtinës

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:28
Ylber Murturi

Ish - futbollisti i kategorive të reja të 2 Korrikut, Flamurtarit, ekipit të parë të Rilindjes nga Prishtina, në gjashtë muajt e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës me skuadrën U21 dhe me punën, angazhimin dhe përformancën e tij ka bindur skuadrën tonë duke e promovuar me kontratë profesionale katër vjeçare. 

Ylber Murturi luan në pozitën e mesfushorit dhe qendërsulmuesit. 

Ai ka deklaruar për faqen e FC Prishtina: “Është ndjenjë e mirë të promovohem në profesionist.

Çdo i ri në kryeqytet, që ia nis futbollin, e ka vetëm një ëndërr, të vesh fanellën e klubit të madh siç është Prishtina.

Përveç që për mua ishte ëndërr, tani është edhe privilegj, diçka shumë e mirë që ka mundur të më ndodh. Besoj shumë që do të kemi edhe gjëra tjera të mira së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat