Futbollisti shqiptar lë Turqinë dhe firmos me klubin ku u bë i famshëm

Futboll

Futbollisti shqiptar lë Turqinë dhe firmos me klubin ku u bë i famshëm

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:15
Albian Ajeti

Albian Ajeti kthehet përsëri aty ku u bë i famshëm në të gjithë botën. Sulmuesi shqiptar, vëllai i mbrojtësit kuqezi, Arlind Ajeti, ka lënë klubin e Gaizantep, për t’u transferuar përsëri te Bazeli.

Sulmuesi 26-vjeçar, ka lënë sot klubin e Gaziantep ku nuk kishte edhe shumë sukses, për t’u kthyer te Bazeli, nga i cili ishte larguar katër vite e gjysmë më parë, pasi kishte luajtur 96 ndeshje e shënuar 43 gola.

Që atëherë, sulmuesi i cili përfaqëson Zvicrën, ka shëtitur klube të ndryshme në Europë si Uest Hem, Sëlltik, Shturm Grac e Gaziantep.

Ajeti ka fituar një titull kampion, një Kupë të Zvicrës dhe titullin e golashënuesit më të mirë në vitet te Bazeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat