Muçi: Viti im i katërt në Legia sapo ka filluar

Futboll

Muçi: Viti im i katërt në Legia sapo ka filluar

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:42
Ernest Muçi

Ai ende nuk ka rinovuar me Legian e Varshavës, me disa klube Europiane që kanë shprehur interes për të, por mesa duket oferta e duhur te polakët nuk ka mbërritur ende.

Fjala është për Ernest Muçin, i cili po luan vitin e tretë në Varshavë dhe mendon se mund të rritet edhe më shumë në këtë kampionat, por gjithashtu nuk e fsheh ambicien për të luajtur në një ligat më të forta në botë.

Duke folur për “Pilka Nozna”, lojtari i Kombëtares tregon se nuk mund të kalojë shumë kohë vetëm në Varshavë dhe shpesh, e viziton e dashura dhe familja.

Do të jeni pjesë e Legias apo do të kërkoni një aventurë në një kampionat edhe më të fortë? Nuk keni rinovuar?

Nuk kemi biseduar ende me klubin për një kontratë të re. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk jam duke e menduar fare për momentin. Mund të vazhdoj të zhvillohem në Varshavë.

Megjithatë, unë kam ambiciet dhe ëndrrat e mia, kjo është normale për çdo futbollist, ndaj do të doja të luaja një ditë në një nga ligat më të mira në botë. Kur? Kur të jetë koha e duhur. Tani për tani jam në Legia, ndihem mirë dhe kjo është më me rëndësi për mua.

A është ky sezoni më i mirë që kur erdhe në Poloni?

Ka pasur shumë ndeshje, kam luajtur shumë minuta dhe kam treguar formën time më të mirë në Legia. Megjithatë, e di që mund të luaj edhe më mirë dhe të ndihmoj më shumë ekipin.

Për ne, prioriteti ynë këtë sezon është kampionati polak, por distanca nga vendi i parë është e rëndësishme.

Do të jetë e vështirë për ta kompensuar atë, por nuk është e pamundur. E shoh se çfarë cilësie kemi dhe nëse fitojmë ndeshjet ku duhet të dalim me fitore, diferenca do të ulet herë pas here.

Jeni të lumtur në Legia?

Viti im i katërt në Legia sapo ka filluar, ndihem shumë mirë këtu. Familja ime gjithashtu ka vetëm ndjenja pozitive, e dashura dhe prindërit e mi vijnë shpesh në Varshavë. Nuk më pëlqen të jem vetëm për një kohë të gjatë.

Përveç kësaj, në skuadër është edhe Jurgen Çelhaka, me të cilin funksionojmë si vëllezër. Ne njihemi prej shumë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat