Shtatë gola e dramë në stadiumin “Molineux”, Manchester Utd ballëlart 

Futboll

Shtatë gola e dramë në stadiumin “Molineux”, Manchester Utd ballëlart 

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 23:16
Manchester Utd

Manchester Utd kthehet me pikë të plota ndonëse në finish e ka rrezikuar fitoren nga skuadra vendase.

Shtatë gola në stadiumin “Molineux” por Manchester Utd nuk ka lejuar që të befasohet në çastet e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj mikpritësit Wolves.

Për Manchester Utd shënuan Rashford (5'), Hojlund (22'), McTominay (75') e Mainoo (90+7’) dhe për vendasit realizuan Sarabia (71') e Kilman  (85') e Neto (90+5’).

Pas javës së 22-të në Premier League, Manchester Utd renditet në vend të shtatë me 35 pikë e Wolves në të 11-tin me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat