Xavi kërkon më shumë

Futboll

Xavi kërkon më shumë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:00
Xavi

Pas suksesit në shtëpi kundër Osasuna në kampionat, trajneri i Barcelonës, Xavi, kërkon më shumë nga vetja dhe skuadra e tij. “Kur je njëmbëdhjetë kundër dhjetë duhet të kesh më shumë posedim të topit dhe të qëndrosh më shumë në gjysmën e fushës kundërshtare. Kjo gjë na mungoi”, tha Xavi.

“Kjo fitore dhe këto tri pikë na dhanë pak frymëmarrje në një moment delikat të sezonit.

Ne vuajtëm edhe më shumë se ç’duhej.

Ne ishim në gjendje të shënonim, por na mungonte ai kontroll, sepse pas 1-0 duhet të kemi më shumë kontroll dhe durim”, tha trajneri spanjoll.

“Kjo ishte një ndeshje ku duhej të reagonim dhe e bëmë këtë gjë. Ishim mirë në momente të ndryshme, por vetëm një ndeshje nuk mjafton. Vitor Roque? Goli është shumë i rëndësishëm për të. Sulmuesit varen nga goli. Ai kishte pasur mundësi në ndeshje të tjera, është një djalë i mirë që punon”, tha Xavi.

“Tani pres që këtë seri pozitive ta vijojmë edhe në ndeshje të tjera, pasi kjo do t’i jepte më shumë kuptim sezonit tonë.

Mendoj se kaluam momentin më të keq të sezonit, ndaj tani duhet të shohim vetëm përpara”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat