Lecce do duhet të bëjë pa dy lojtarë shqiptarë

Futboll

Lecce do duhet të bëjë pa dy lojtarë shqiptarë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:56
Pamje nga një ndeshje

Lecce do duhet të bëjë pa njërin prej titullarëve të skuadrës në ndeshjen e kësaj të premteje ndaj Fiorentës.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani nuk do mund të luajë në këtë takim, pasi është i pezulluar për shkak të kartonëve.

Kështu në javën e 23-të të Serie A, Lecce do duhet të luajë pa dy lojtarë shqiptarë, pasi Dermaku vuan prej një kohe të gjatë prej dëmtimeve dhe nuk është ende në gjendjen optimale për t’u rikthyer në fushën e blertë, teksa Ramadani është i pezulluar për këtë takim.

I vetmi lojtar “kuqezi” që do të jetë në dispozicion të trajnerit D’Aversa është kapiteni i Kombëtares U-21, Medon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat