Dentisti e telefonon gjatë konferencës, Klopp me shaka

Futboll

Dentisti e telefonon gjatë konferencës, Klopp me shaka

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:24
Jurgen Klopp

Konferencat e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp janë gjithmonë interesante dhe të mbushura me momente argëtuese.

Një episod disi qesharak ka ndodhur sot, gjë që shkaktoi edhe të qeshura tek të pranishmit.

Në mes të pyetjeve të gazetarëve, trajnerit gjerman iu desh të ndalonte pasi e morën në celular.

Pa fshehur asgjë, me buzëqeshjen e tij të zakonshme, Klopp zbuloi se kush ishte personi që po e telefononte: “Ai është dentisti im, duhet të jetë diçka e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat