Irani triumfon në çerekfinalen e Kupës së Azisë

Futboll

Irani triumfon në çerekfinalen e Kupës së Azisë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 15:14
Pamje nga ndeshja

Irani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Azisë pasi ka mundur Japoninë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Education City" është mbyllur me rezultat 2-1. 

Japonezët kanë gjetur golin të parët me Morita i cili ka tundur rrejtën në minutën e 28-te.

Megjithatë, Irani nuk është dorëzuar dhe e ka kthyer ndeshjen. 

Mohammad Mohebi ka barazuar rezultatin në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 96-të, Alireza Jahanbakhsh ka siguruar fitoren për Iranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat