Tottenhamit i mohohet fitorja në fund në Liverpool

Futboll

Tottenhamit i mohohet fitorja në fund në Liverpool

Nga: K. G. Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 15:29
Pamje nga ndeshja

Futbollisti i kombëtares së Brazilit, Richarlison, sot ka pas ditën e tij, duke shënuar dy gola për Tottenhamin por nuk i mjaftuan për fitore, duke barazuar me rezultat 2:2 me Evertonin në stadiumin "Goodison Park" në Liverpool.

Lojtari brazilian ka shënuar në minutën e 4-të e 41-të. 

Harrison në minutën e 30-të shënoi për Evertonin kur barazoi (1:1). 

Në minutën e 90+4, Branthwaite ka barazuar rezultatin 2:2 dhe duke ia mohuar fitoren Tottenhamit.

Tottenham është në vend të katërt me 44 pikë e Everton në 17-tin me 19 sosh pas 23 jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat