Gvozdenoviq pas humbjes: Teuta ishte ekipi më i mirë

Futboll

Gvozdenoviq pas humbjes: Teuta ishte ekipi më i mirë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 19:12
Gvozdenoviq - djathtas

Skënderbeu u mposht nga Teuta në Durrës, me korçarët që pësojnë 3 gola në pjesën e parë të ndeshjesh.

Një humbje që sigurisht që “dhemb” për “ujqërit e dëborës” pasi largohen nga “Final – Four” dhe tashmë rrezikonë edhe zonën e ftohtë.

Pas ndeshjes Ivan Gvozdenoviq do të theksonte se:

“Humbja? Teuta ishte më mirë sot dhe unë i uroj për fitoren. Me topat e gjatë nuk mund të fitojmë asgjë.

Një gol nga goditja e standartë. Për mua nuk ishte penallti dhe këto janë episode që vendosin ndeshjen.

Nuk ishim mirë siç ishim ndaj Tiranës dhe kjo është e vërtetë. Duhet të përgatitemi për duelin e radhës.

Oshilacione? Psikologjikisht nuk ishim gati sot. Pas një fitore të bukur ndaj Tiranës dhe sot nuk luajtëm siç duhet. Nuk ishim agresiv dhe në lojën në ajër.

E pranoj gabimin, mbase skuadra nuk u ndje gati ende për këtë duel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat