Tifozët e Gironës akuzojnë madrilenët pas polemikave

Futboll

Tifozët e Gironës akuzojnë madrilenët pas polemikave

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:35
Tifozët

Ndeshja e sotme mes Gironës dhe Real Sociedadit ka prodhuar polemika. Gironës i është anulluar një gol në minutën e 24-t për shkak të pozicionit jashtë loje.

Por pozicionimi përpara linjës së mbrojtjes kishte ndodhur 35 sekonda përpara se të ndalej topi në rrjetë.

Gjatë kësaj kohe lojtarët e Real Sociedadit ndërprenë dy herë aksionin sulmues të bardhekuqve.

Tifozëve nuk u ka pëlqyer ky vendim, të cilin e kanë parë si favorizim për Realin e Madridit kryesues.

Kjo është mënyrë, kjo është mënyrë, kjo është mënyra se si fiton Madridi”, ishin koret e thërritura nga tifozeria e Gironës. Këta të fundit kanë treguar një pankartë që akuzonte madrilenët si ‘hajdutë’.

Vjedhje”, shkruhej në gjuhën spanjolle në pankartën e shfaqur prej disa tifozëve, ndërsa një vend të gërmës ‘o’ ishte vendosur stema e Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat