Benzema rikthehet në stërvitje me Al Ittihad, qeveria arabe merr përsipër ta zgjedh çështjen e tij

Futboll

Benzema rikthehet në stërvitje me Al Ittihad, qeveria arabe merr përsipër ta zgjedh çështjen e tij

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:02
Karim Benzema

Karim Benzema u shfaq në stërvitjen e Al Ittihad pas gati një muaji mungesë dhe qeveria e Arabisë Saudite bëri gjithçka që mundi për të zbutur situatën.

Sulmuesi francez nuk u paraqit në fillim të përgatitjeve të Al-Ittihad për vazhdimin e sezonit në Arabinë Saudite dhe trajneri Marcelo Gallardo e përjashtoi plotësisht atë nga mini turneu që e priste skuadrën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk e lejoi të merrte pjesë në stërvite.

Në atë kohë dukej se do të largohej patjetër nga Arabia Saudite, por qeveria arabe ndërhyri dhe rregulloi gjithçka.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, për imazhin e Arabisë Saudite ishte e rëndësishme që francezi të qëndronte dhe ata bënë gjithçka për të zbutur marrëdhënien e Benzemas me trajnerin Gallardo.

Dhe kështu ndodhi. Benzema është rikthyer në skuadër, edhe pse nuk dihet si ka shkuar takimi i tyre, por trajneri argjentinas tregoi se nuk do të bëjë dallime dhe se autoriteti i tij si trajner është mbi çdo individ.

Ministria e Sporteve të Arabisë Saudite (Qeveria) është organi nga i cili varet i gjithë buxheti i Ligës Pro Saudite dhe detyra e tyre ishte të vepronin edhe si trup diplomatik, sepse Gallardo tregoi se është një arrë e fortë.

Kujtojmë, gjithçka nisi në fund të vitit të kaluar kur Benzema pësoi kritika të ashpra nga tifozët në rrjetet sociale, për këtë arsye fshiu llogarinë e tij në Instagram me 76 milionë ndjekës.

Sido që të jetë, Benzema është rikthyer dhe dukej i lumtur në stërvitje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat