Interi në këmbët e Çalhanoglut

Futboll

Interi në këmbët e Çalhanoglut

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:58
Hakan Çalhanoglu

Në derbin e Italisë, në sfidën Inter-Juventus, kishte një hero, Hakan Çalhanoglu.

Turku është pa diskutim një nga lojtarët më të mirët në rolin e tij, në Evropë, ndërsa për Interin është i pazëvendësueshëm. 

Ndaj Juves ishte pikërisht ai që diktoi ritmin e lojës, drejtoi regjinë e Inzagit, jo vetëm duke shërbyer, por flirtoi edhe me golin, goditi shtyllën, praktikisht bëri gjithçka, këtë e konfirmojnë edhe shifrat, 106 pasime bëri turku në këtë sfidë, ku 100 prej tyre ishin të sakta. Jo vetëm pasime, turku ka realizuar edhe 11 gola këtë sezon.

“Corriere dello Sport” ka bërë një analizë në rubrikën top&flop.

Nëse Çalhanoglu ishte ai që shkëlqeu, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Vlahoviç. Serbi nuk u ndez në asnjë moment duke bërë që Juve të dalë “duar bosh” nga “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat