Në klubin e Serie A marrin vendimin për Ibrahimoviçin shqiptar

Futboll

Në klubin e Serie A marrin vendimin për Ibrahimoviçin shqiptar

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:12
Arijon Ibrahimoviç e Zlatan Ibrahimoviç

Klubi i Frosinones ka vendosur që të ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë financiar falë një futbollisti shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se klubi i Serisë A ka vendosur të ardhmen e  Arijon Ibrahimoviç, i cili ishte transferuar në huazim nga Bajern Mynih.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari i ka bindur të gjithë në klubin italian me paraqitjet e tij por edhe me potencialin që shfaq, teksa ekziston mendimi i përgjithshëm se ai mund të bëjë një përmirësim të ndjeshëm në vijimin e karrierës.

Për këtë arsye, do të aktivizohet shumë shpejt klauzola për blerjen e tij nga Bajerni, për vlerën 3,5 milionë euro, një investim jo i vogël për një klub si Frozinone.

Megjithatë, në klub janë plotësisht të bindur se djaloshi me origjinë shqiptare do të shlyejë këtë shpenzim që po bëhet për të.

Kjo, pasi pritet që Ibrahimoviç të bëhet një lojtar i cili mund të shitet me një vlerë shumë më të lartë pas 2-3 vitesh.

Ndërkaq, ekziston edhe mundësia që Bajerni të vendosë të kthejë menjëherë në bazë futbollistin, duke sjellë gjithsesi fitim për Frozinonen.

Në kontratën mes palëve ekziston një kundërklauzolë e Bajernit, për të rimarrë Ibrahimoviç gjatë kësaj vere për 11 milionë euro dhe në atë pasardhëse për 14 milionë euro, gjë që do të sillte përsëri një fitim të ndjeshëm për Frozinonen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat