Thiago Motta në vend të Xavit?

Futboll

Thiago Motta në vend të Xavit?

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Thiago Motta

Thiago Motta është një nga emrat që përfliten për të zëvendësuar Xavin te Barcelona në fundin e këtij sezoni. Ish-kapiteni njoftoi disa ditë më parë se nuk do të jetë më tekniku i ekipit katalanas në verë.

Dhe një tjetër ish-mesfushor si Thiago Motta, i cili luajti në “Camp Nou” në vitet 2001-2007, është një nga kandidatët për postin e teknikut të ri të kampionëve në fuqi të Spanjës.

Italo-braziliani po bën një punë të shkëlqyer te Bologna. 41-vjeçari pëlqehet edhe nga Milani si pasuesi i Piolit, ndërkohë që Cesc Fabregas thekson se stili i lojës së Thiago Mottës nuk përshtatet me Barcelonën.

“Nuk befasohem nga largimi i Xavit. Ndodhem në futboll prej vitesh dhe kam parë gjithçka. E njoh Xavin si futbollist dhe si njeri, por jo si trajner. Është një person shumë pozitiv dhe i lumtur.

Ai dëshiron të fitojë gjithmonë, beson gjithmonë në atë që bën. Shumë talente të Barcelonës janë rritur me të. Sigurisht që momenti nuk është i mirë, por Barcelona është një nga tri klubet më të mëdha në botë. Ka shumë presion.

Thiago Motta? Ai po bën shumë mirë, futbollistët e tij kanë shumë dinamizëm. Qendërmbrojtësi i avancon përpara, anësorin e majtë e sheh në të djathtë në një moment… Më pëlqen shumë Bologna e tij.

Por, unë nuk e di nëse është profili i duhur për Barcelonën. Thiago mund të përshtatet, edhe pse Barça luan në një mënyrë tjetër. Gjithsesi, unë e përsëris që më pëlqejnë shumë si luajnë skuadrat e Mottës”, theksoi trajneri i Comos në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat