​Toney largohet nga Brentfordi këtë verë

Futboll

​Toney largohet nga Brentfordi këtë verë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:56
Ivan Toney

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank e ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Ivan Toney do të largohet këtë verë nga klubi.

Si duket Brentfordi nuk ka arritur ta bind Toneyn që ta vazhdojë të ardhmen me klubin, lajm i mirë ky për Chelsean dhe Arsenalin.

Në një intervistë me “Tipsbladet”, Frank e konfirmoi se Toney do të shitet gjatë verës.

“Është shumë e qartë se Ivan Toney do të shitet gjatë verë. Është normale pasi që ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me ne. Por, ne gjithashtu e dimë se sa vlen ai, kështu që mbetet të shihet”, tha Frank.

“Këtë dimër, ne nuk kishim asnjë ofertë për të, por do të më befasonte mua nëse nuk ka shumë klube në korrik. Nuk mendoj se ka shumë sulmues në botë që janë më të mirë se Ivan Toney momentalisht”, shtoi më tej Frank.

Në garë për shërbimet e Toneyt janë Chelsea dhe Arsenali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat