Një vit pa humbje me Rodrin titullar

Futboll

Një vit pa humbje me Rodrin titullar

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 14:41
Rodri

Që nga 5 shkurti 2023, kur spanjolli është në fushë, Guardiola nuk thyhet.

Ishte 5 shkurti i vitit 2023, më saktë 366 ditë më parë, kur Mançester Siti humbiste ndeshjen e fundit me Rodrin si titullarë në fushën e lojës.

Luhej ndaj Totenhem Hotspur, kjo në stadiumin e Spursave, e që nga ai moment e në vazhdim Siti nuk ka humbur më asnjë ndeshje me spanjollin në fushë.

I gjithi cikli mbyllet me ndeshjen e së hënës për javën e 23-të të Premier Ligë, të cilën skuadra e Guardiolës e ka fituar 3-1 ndaj Brentford, kjo me tripletën e Foden.

Rodri në Premier Ligë këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje e ka shënuar 5 gola, si dhe ka dhënë 3 asiste. 7 Kartonë të verdhë dhe një i kuq. Ndërkohë në FA Cup ka luajtur vetëm një ndeshje, kurse në Ligën e Kampioneve 4 ndeshje, ka shënuar një gol e ka dhënë një asist.

Madje numëron dhe dy ndeshje në Kupën e Botës së klubeve, ndërsa si e gjithë skuadra është fituesi i disa trofeve. Mbetet një lojtar i domosdoshëm për Guardiolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat